• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketa: Dy të tretat e demokratëve besojnë se Bajdeni duhet të tërhiqet nga gara për rizgjedhje

Anketa: Dy të tretat e demokratëve besojnë se Bajdeni duhet të tërhiqet nga gara për rizgjedhje

Uashington, 17 korrik 2024 (MIA) - Gjithsej dy të tretat e votuesve demokratë në SHBA besojnë se presidenti Xho Bajden duhet të tërhiqet nga gara për rizgjedhje dhe të lejojë partinë e tij të emërojë një kandidat tjetër, sipas anketës më të re të Qendrës për Hulumtime të Marrëdhënieve me Opinionin AP-NORC.

Hulumtimi, gjithashtu, tregon se vetëm tre në dhjetë demokratë janë jashtëzakonisht ose shumë të sigurt se Bajden ka kapacitetin mendor për të shërbyer në mënyrë efektive si president.

Demokratët afro-amerikanë janë ndër mbështetësit më të fortë të Bajdenit, me ç'rast përafërsisht gjysma e të anketuarve thonë se presidenti duhet të vazhdojë garën, krahasuar me rreth tre në 10 demokratë të bardhë dhe latino, tregoi anketa. rq/bsh/

Fot: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR