• e shtunë, 29 qershor 2024

Struga TL humbi nga Zhalgirisi në ndeshjen kthyese kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Struga TL humbi nga Zhalgirisi në ndeshjen kthyese kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Ohër, 18 korrik 2023 (MIA) - Struga Trim dhe Lum ka pësuar humbje nga Zhalgirisi me rezultatin 1:2 në raundin e parë kualifikues të Ligës së kampionëve. 

Nikoqirët ishin afër kualifikimit në raundin e dytë, kishte rezultat pozitiv deri në 15 minuta para përfundimit, por shumë shpejtë pranuan dy gola për një përmbysje të plotë të rezultatit. 

Në ndeshjen e zhvilluar sot pasdite në QSR “Biljanini Izvori” në Ohër në mot shumë të nxehtë, Besart Ibrahimi në minutën e 76-të nga penaltia solli epërsi për struganët. Pas vetëm dy minutave, Juri Kendish e barazoi rezultatin. Deri në fitore ekipi lituanez arriti me autogolin e Sava Radiqit në minutën e 84-të.

Ndeshja e parë e luajtur në Kaunas përfundoi baraz 0:0, kështu që Zhalgiris me një total 2:1 shkon në përballje me Galatasarajin, ndërsa Struga shkon në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencave, ku do të përballet me ekipin e Buduqnostit (Mali i Zi). qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR