• e hënë, 08 korrik 2024

Struga TL humbi në ndeshjen e parë të plejofit për Ligën e Konferencës

Struga TL humbi në ndeshjen e parë të plejofit për Ligën e Konferencës

 Ohër, 24 gusht 2023 (MIA) – Kampioni i futbollit të Maqedonisë, Struga Trim Lum, humbi nga Breidablik Islandez në ndeshjen e parë të plejofit të Konferencës së Ligës së UEFA-s.

 Sonte në Ohër, struganët  humbën me 1:0. Shënues i golit të vetëm të ndeshjes ishte Hoskuldur Gunlaugson në minutën e 36-të.

 Në minutën e 28-të Strugës iu anulua një gol. Shabani e dridhi rrjetin e kundërshtarit, por VAR e ka anuluar golin për shkak të një faulli ndaj portierit mysafir.

 Struga TL ndeshjen e përfundoi me një futbollistt më pak për shkak të pezullimit (dy kartonë të verdhë) të Vangjel Zguros në minutën e 90+2.

 Revanshi i Islandës do të luhet pas shtatë ditë.

 Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR