• e hënë, 08 korrik 2024

Struga mbetet jashtë fazës së grupeve në Ligën e konferencës

Struga mbetet jashtë fazës së grupeve në Ligën e konferencës

Kopavogur, 31 gusht 2023 (MIA) - Kampioni në futboll i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, ka përfunduar pjesëmarrjen në Kupat e Evropës, pasi sonte humbi në ndeshjen kthyese në Islandë nga Breidablik me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 2- 0 eliminohet në plejofin në Ligën e konferencës.

Struga udhëtoi në ndeshjen e dytë në Kopavogur me rezultat negativ 0-1 nga ndeshja e parë në Ohër, ndërsa gjasat për kualifikim historik në fazën e grupeve në Kupat e Evropës u zvogëluan edhe më shumë kur kampioni islandez kaloi në epërsi para tifozëve vendas përmes Viktor Einarsonit në minutën e 3-të.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut nuk arriti të bëjë kthesë dhe me eliminimin nga Liga e konferencës do të fokusohet në mbrojtjen e titullit vendas, ndërsa Breidablik do të gjendet në shortin e nesërm për përbërjen e grupeve.

Foto: KF Struga/Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR