• e premte, 05 korrik 2024

Struga dhe Shkëndija në pritje të rivalëve potencial në ndeshjet evropiane

Struga dhe Shkëndija në pritje të rivalëve potencial në ndeshjet evropiane

Nion, 17 qershor 2024 (MIA) - Struga Trim Lum, Shkëndija dhe Tikveshi do t'i bëjnë të ditur rivalët e tyre në kualifikimet e Ligës së kampionëve dhe Ligës së konferencës.

Kampioni i Maqedonisë Struga mund të përballet me Slovan Bratislavën (Sllovaki), Linkoln (Gjibraltar), TNS (Uells), Ballkanin (Kosovë) dhe Boracin Banja Llukë (BeH), ndërsa ndeshjet do të luhen më 9, 10 dhe 16, 17 korrik.

Shkëndija është bartëse dhe mund të matet me Velezhin nga BeH, Torpedo nga Gjeorgjia, Malisheva nga Kosova, Noah nga Armenia dhe Isloç Minsk të Bjellorusisë.

Skuadra e Tikveshit do të masë forcat me një nga skuadrat e mëposhtme: Breidablik (Islandë), Dudelanzh (Luksemburg), Tre Pene (San Marino), Sent Xhosef (Gjibraltar) dhe Krusejders (Irlandë e Veriut), ndërsa ndeshjet do të luhen më 11 dhe 18 korrik.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR