• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stafeta olimpike nën sigurim të vazhdueshëm policor, majtistët ultra ekologjik - kërcënimi më i madh

Stafeta olimpike nën sigurim të vazhdueshëm policor, majtistët ultra ekologjik - kërcënimi më i madh

Paris, 22 janar 2024 (MIA) - Zjarrin olimpik në udhëtimin e tij nga Marseja deri në Paris në çdo hap do ta sigurojnë rreth qindra policë, përfshirë edhe pjesëtarë të xhandarmërisë elite, paralajmëroi sot ministri francez i Mbrojtjes, Zherald Darmanen.

Stafeta me zjarrin olimpik do të niset nga Marseja më 8 maj, ndërsa do të arrijë në paris në ditën e ceremonisë së hapjes së Lojërave olimpike më 26 korrik.

Ministri francez i mbrojtjes theksoi se problem më i madh potencial mund të jenë disa shoqata ultra-majtiste ekologjike, por se për momentin nuk ka rrezik nga organizatat djathtiste.

Mbi 150.000 njerëz pritet të arrijnë në stacionin fillestar të zjarrit olimpik në Marsejë, ku ceremoninë atë ditë do ta sigurojnë rreth 5.000 policë, ndërsa për pjesën e rutës në Paris do të angazhohen rreth 1.600 pjesëtarë të policisë dhe xhandarmërisë. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR