• e diel, 25 gusht 2024

Stërvitje ushtarake e armatës së Tajvanit me çka janë përdorur raketa amerikane

Stërvitje ushtarake e armatës së Tajvanit me çka janë përdorur raketa amerikane

Tajpei, 20 gusht 2024 (MIA) - Në stërvitjen e sotme ushtarake të armatës së Tajvanit të mbajtur në bazën ushtarake Juipeng, ishin gjuajtur raketa kundërbalistike të Tajvanit "Ski bov tri", të SHBA-së "Patriot PAV dy" dhe raketa tokë - ajër "Standard". 

Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit bëhet e ditur se të gjitha raketat i kishin qëlluar caqet e planifikuara, që është tregues se armata e Tajvanit është "e rreptë dhe e fuqishme". 

Kina deri më tani nuk reagoi për stërvitjen ushtarake në Tajvanin jugor. 

Gjatë viteve të kaluara Kina, e konsideron Tajvanin si territor të saj, i përforcoi kërcënimet e saj ushtarake. 

Tajvani ka blerë armë të teknologjisë së lartë nga SHBA-ja, e revitalizoi industrinë e tij për armë dhe e vazhdoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej katër muaj në një vit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR