• e enjte, 07 nëntor 2024

Sporting konfirmoi për interesin e Mançester Junajted për Amorim, nga "Old Traford" do të paguajnë 10 milionë euro

Sporting konfirmoi për interesin e Mançester Junajted për Amorim, nga

Lisbonë, 29 tetor 2024 (MIA) - Sporting Lisabon zyrtarisht konfirmoi se Mançester Junajted e transmetoi qëllimin e vet ta paguajë klauzolën liruese në kontratën e ekspertit, e cila është e vlefshme 10 milionë euro. Siç qëndron në kutmesë, vendimi mbetet në duart e vetë Amorimit, por sipas disa burimeve ai tashmë është sjellë sepse portugezi 39-vjeçar ka lidhur kontratë me kampionin e shumëfishtë të Anglisë.

Bisedimet filluan menjëherë pasi që Junajted dje kumtoi se Erik Ten Hag është larguar nga puna. Pas kësaj gjithçka u zhvillua me shpejtësi të rrezikshme, ndërsa tani vjen edhe konfirmimi zyrtar nga Sportingu. Sipas informatave në Angli, kryesia e "djajve të kuq" do të bëjë gjithçka që Amorim ta kryesojë ekipin në derbin e së dielës me Çellsin. Kjo do të thotë se Rud van Nistelroj, i cili dje u paralajmërua si menaxher i përkohshëm, me siguri do të jetë në krye të ekipit vetëm në ndeshjen e nesërme të 1/8-ës së finales nga Kupa Karabao kundër Lesterit.

"Mançester Jinajted shprehi interesim ta emërojë trajnerin Ruben Amorim. Këshilli drejtues i Sportingut iu referua kushteve të parapara në kontratë për kohëzgjatjen mes trajnerit dhe kompanisë, e posaçërisht klauzola për ndërprerje të kontratës në shumë prej 10 milionë eurove. Mançester Junajted shprehi qëllim ta paguajë shumën sipas klauzolës së përmendur", qëndron në kumtesën zyrtare të Sportingut.

Sipas gazetarit Florian Pletenberg, hollësitë e fundit do të finalizohen pas ndeshjes së djeshme të Sportingut me Nacionalin në Liga kupën e Portugalisë. Kjo njëherit do të jetë ndeshja e fundit në të cilën Amorim do t'i kryesojë "djajtë". ab/

Fotо: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR