"Sportiko": Xhordan është sportisiti më i paguar në histori
- Portali amerikan për sport dhe biznes "Sportiko" ka publikuar rang listën e përditësuar të sportistëve më të paguar në histori.
- Post By Fami Bajrami
- 13:18, 9 mars, 2024
Los Anxhelos, 9 mars 2024 (MIA) – Portali amerikan për sport dhe biznes "Sportiko" ka publikuar rang listën e përditësuar të sportistëve më të paguar në histori.
Vendi i parë i takon 6 herë kampionit të NBA-së, Majkëll Xhordan i cili fitoi 3.75 miliardë dollarë.
I dyti është lojtari i golfit Tajger Vuds (2.66 miliardë), ndërsa i treti është futbollisti Kristiano Ronaldo (1.92 miliardë).
"Sportiko" merr parasysh pagat, bonuset, paratë e çmimeve, si dhe të ardhurat e sportistëve nga aktivitetet josportive gjatë karrierës së tyre dhe në fund të saj, duke marrë parasysh inflacionin.
Në Top 10 janë gjetur poashtu edhe: Arnold Palmer (golf) – 1.76 miliardë, Lebron Xhejms (basketboll) – 1.7 miliardë, Xhek Niklaus (golf) – 1.67 miliardë dollarë, Lionel Mesi (futboll) – 1, 67 miliardë, Dejvid Bekam (futboll) – 1.5 miliardë, Roxher Federer (tenis) – 1.49 miliardë dhe Flojd Mejveder (boks) – 1.48 miliardë.
Foto: EPA