• e diel, 07 korrik 2024

Spitali i Gostivarit u bë me morg

Spitali i Gostivarit u bë me morg

Gostivar, 1 qershor 2023 (MIA) - Me ndarje të mirënjohjeve për donatorët, sot në funksion u vendos morgu i rikonstruktuar në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit.

Njeriu i parë i spitalit Ylber Ademi e theksoi nevojën e një njësie të këtillë, në institucionin më të madh shëndetësor në rrethinën e Gostivarit, për të cilën tha se është e rregullt dhe i përmbush standardet e larta.

"Edhe në momentet më të vështira, kur humbin ndonjë të afërt, është me rëndësi të tregohet respekt ndaj të vdekurit. Kushtet e deritanishme në të ashtuquajturin morg nuk ishin as nga afër dinjitoze. Me  ndihmën e miqve dhe donatorëve tanë, është rregulluar edhe hapësira, e cila krahas ruajtjes së kufomës do të shfrytëzohet edhe për autopsi", tha drejtori i spitalit të përgjithshëm Ylber Ademi.

Morgu ka qenë duke u rreguzlluar tre muajt e fundit dhe dhjetëra donatorë ndihmuan investimin, i cili arriti në 20 mijë euro. Përveç pajisjeve të nevojshme, në të janë instaluar edhe katër frigoriferë. Hapësira do të jetë në dispozicion të mjekut të mjekësisë ligjore në rast se duhet të bëhet autopsi e një personi të vdekur. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR