• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Opservatori sizmologjik pranë FNM: Regjistrohet tërmet me intensitet prej 3,6 ballë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në rrethinën e Ohrit

Opservatori sizmologjik pranë FNM: Regjistrohet tërmet me intensitet prej 3,6 ballë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në rrethinën e Ohrit

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, sot, në ora 14 e 7 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit është në rajonin epiqendror Ohër, 125 kilometra në jugperëndim nga Shkupi, me intensitet prej 3,6 ballë sipas shkallës së Rihterit.

"Sipas të dhënave të deritanishme, me të cilat disponon opservatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në qytetin e Ohrit dhe rrethinë, me intensitet prej IV-V ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa me intensitet prej III-IV sipas Shkallës makrosizmike evropiane, i njëjti është ndjerë edhe në disa vende në rajonin e Ohrit dhe Strugës, si dhe në pjesë kufitare me Republikën e Shqipërisë", informojnë nga Opservatori sizmologjik. bsh/

Foto: Printskrin

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR