• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski: Seriozisht e shqyrtojmë mundësinë për ndarjen e licencës për operator të tretë celular

Nikollovski: Seriozisht e shqyrtojmë mundësinë për ndarjen e licencës për operator të tretë celular

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Seriozisht e shqyrtojmë mundësinë për ndarjen e licencës për operator të tretë celular, njoftoi zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.

"Analiza e jonë tregon se çmimet për shërbimet celulare, si dhe për televizionin kabllovik dhe shërbimet për internet janë më të shtrenjta se në pjesën më të madhe të vendeve evropiane. Në treg ekziston një duopol klasik. Për këtë shkak duhet të kërkojmë të lirohen shërbimet. Qytetarët duhet të kenë shërbime më të mira dhe më të lira. Prandaj zgjidhja potenciale është operatori i tretë celular", publikoi Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Nikollovski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të motivojnë emra të mëdhenj në botën e telekomunikimeve të paraqiten në tregun tonë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR