• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SPGPM dhe SHGM kërkojnë ligj të ri për mediat, për ndryshimet e propozuara janë dorëzuar njëzet vërejtje

SPGPM dhe SHGM kërkojnë ligj të ri për mediat, për ndryshimet e propozuara janë dorëzuar njëzet vërejtje

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, Shoqata e Gazetarëve dhe RESIS organizuan sot panel diskutimi ku u theksua nevoja për një ligj të ri për media i cili do të jetë plotësisht i harmonizuar me legjislacionin evropian. Këto ditë po përpilohen ndryshimet në Ligjin për media të cilat i referohen kryesisht mediave onlajn dhe për të cilat derisa ishte në RENR, mediat, organizatat dhe ASHMAA kanë dërguar vërejtje.

Kryetari i SPGPM, Pavle Bellovski deklaroi se Sindikata dhe SHGM-ja propozojnë zgjidhje të re ligjore sepse të gjitha ndryshimet nuk mund të përfshihen në atë ekzistues dhe se nevojitet një ligj i ri për media.

"Rregulloret imponojnë të kemi një ligj të ri për median. Punët kryesore që duhet të përfshihet në këtë zgjidhje ligjore është futja dhe regjistrimi i mediave onlajn, pra njohja përmes vet përkufizimit dhe më tej në të gjithë nenet. Më me rëndësi për ne në sindikatë është që në të ardhmen një zgjidhje e tillë e re të garantojë të gjitha kushtet e punës, ajo që është më e rëndësishme për ne, Akti i lirisë së medias për Bashkimin Evropian. Nëse duam të arrijmë atje ku synojmë, duhet shpejt dhe urgjentisht me Ministrinë për transformim digjital të krijojmë zgjidhje të re ligjore. Nga këtu duhet filluar, por nuk duhet të ndalemi në ndryshimet në ASHMAA, si një nga ligjet tona kryesore që rregullojnë veprimtarinë tonë dhe më tej shpresoj që në një të ardhme të afërt të kemi një ligj për MIA-n si dhe ndryshime në ligjin për RTVM-në, ku njëherë e mirë me katërshen e ligjeve, si Ligji për marrëdhënie të punës dhe aktet nënligjore, marrëveshjet kolektive të përgjithshme dhe të veçanta të vendosim rregull në këtë profesion. Por pa ligjin për MIA-n nuk mund të flasim as për profesion të rregulluar", tha Bellovski.

Rikardo Gutierez, sekretar i përgjithshëm i Federatës evropiane të gazetarëve i cili këto ditë në Shkup po zhvillon takime me përfaqësues të Qeverisë, organizatave dhe mediave, theksoi se nuk ka dyshim se mediat onlajn duhet të përfshihen në ligje dhe se legjislacioni duhet të harmonizohet me atë evropian, duke filluar me Ligjin evropian për lirinë e medias i cili ka një përkufizim të saktë se çfarë është media profesionale.

"Akti i BE-së nuk bën dallim midis përmbajtjes së mediave të shkruara, transmetuesve dhe atyre onlajn", tha Gutierez.

Gazetari Branko Geroski, si përfaqësues i mediave onlajn, duke komentuar ndryshimet në Ligjin për media tha se ato në thelb janë të mira, se ka disa dobësi, por që në draftin që do të dërgohet në Kuvend ato dobësi do të zgjidhen. Gerovski tha se me statusin aktual mediat onlajn janë në të ashtuquajturat “zonë gri” dhe se kjo më tej është e paqëndrueshme.

Në debat folën edhe përfaqësues të SHGM-së, ASHMAA dhe organizatave tjera mediatike.

FOTO: MIA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR