• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spanja finalisti i parë në Euro 2024

Spanja finalisti i parë në Euro 2024

Mynih, 10 korrik 2024 (MIA) - Kombëtarja e Spanjës mbrëmë në Mynih e ka fituar Francën me rezultatin 2:1 dhe u bë finalisti i parë i EURO 2024.

Francezët e kanë hapur rezultatin në minutën e nëntë përmes Randal Kolo-Muanit. Spanja barazoi përmes Lamin Jamalit në minutën e 21-të. Spanjolli 16-vjeçar u bë golashënuesi më i ri në historinë e kampionateve evropiane dhe botërore.

Ndërkaq, golin e fitores për Spanjën e shënoi Dani Olmo në minutën e 25-të.

Në finale, të përzgjedhurit e Luis de la Fuente do të luajnë me fituesin nga ndeshja Holanda - Anglia, e cila do të luhet sonte në Dortmund.

Finalja e KB 2024 do të luhet më 14 korrik në Stadiumin olimpik në Berlin. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR