• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spanja është finalistja e parë në Kupën e Botës për femra

Spanja është finalistja e parë në Kupën e Botës për femra

 Ouklend, 15 gusht 2023 (MIA) – Kombëtarja e Spanjës është finalistja e parë në Kupën e Botës për femra. Futbollistet spanjolle sot në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Suedisë me 2:1.

 Të tre golat u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në Ouklend. Së pari, Salma Parajuelo në minutën e 81-të i dha epërsi Spanjës , suedezet barazuan përmes Rebeka Blonqvist në minutën e 88-të. Golin e fitores e shënoi Olga Karmona Garcia në minutën e 90-të.

 Spanja  për herë të parë  në historinë e saj do të luajë finalen e Kupës së Botës.

 Në gjysmëfinalen e dytë nesër në orën 12 në Sidnei do të përballen bashkë nikoqiri i Botërorit Australia dhe Anglia.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR