• e martë, 24 dhjetor 2024

Spaleti ka vendosur rregulla më të ashpra për Italinë gjatë Euro 2024

Spaleti ka vendosur rregulla më të ashpra për Italinë gjatë Euro 2024

Mynih, 14 qershor 2024 (MIA) - Trajneri i kombëtares italiane, Luçano Spaleti, ka prezantuar një sërë rregullash të ashpra për lojtarët e tij që do të vlejnë gjatë Kampionatit Evropian, shkruan "Koriere delo Sport".

Spaleti vendosi një kufizim në përdorimin e telefonave celularë: ato mund të përdoren vetëm para drekës dhe darkës, por asnjëherë në tryezën e masazhit ose gjatë takimeve të ekipit. Përdorimi i kufjeve është plotësisht i ndaluar në ekip. Luajtja e PlayStation lejohet, por vetëm në dhomën e lojërave dhe më së voni deri në mesnatë. E qeshura dhe batutat në ekip duhet të jenë të matura dhe të mos ndikojnë në përqendrimin e ekipit.

Italianët në KE 2024 do të luajnë në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë. sa/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR