• e premte, 26 korrik 2024

Sot skadon afati për dorëzimin e paraqitjeve të TVSH-04

Sot skadon afati për dorëzimin e paraqitjeve të TVSH-04

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)  - Afati për dorëzimin e paraqitjeve TVSH-04 nga tatimpaguesit për periudhën qershor 2024 (mujore) dhe prill-qershor 2024 (tremujore) skadon sot, kumtoi Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Deri tani 76 për qind të tatimpaguesve e kanë përmbushur këtë detyrim dhe me kohë e kanë dorëzuar paraqitjen TVSH-04, mbeten edhe 24,6 për qind të tatimpaguesve për ta përmbushur këtë detyrim nesër.

"Drejtoria e të Ardhurave Publike në fillim të këtij muaji ka publikuar numrat e paraqitjeve të dorëzuara dhe ka apeluar që tatimpaguesit t'i dorëzojnë ato. Dorëzimi është elektronik dhe mund të dorëzohet në çdo kohë të ditës, ndërsa monitorimi i vazhdueshëm i sistemit të DAP-it ka kontribuar që dorëzimi i paraqitjeve të zhvillohet pa ngecje. Mosdorëzimi i TVSH-04 dhe mospagesa e borxhit të TVSH-së brenda afatit të përcaktuar ligjor, krijon pasoja për tatimpaguesit me pagesë të gjobës", thuhet në kumtesën e DAP-it. rq/bsh/

Foto: DAP

QËNDRONI TË LIDHUR