• e hënë, 15 korrik 2024

Somali: Të paktën pesë viktima në shpërthimin e një auto-bombe

Somali: Të paktën pesë viktima në shpërthimin e një auto-bombe

Mogadishu, 15 korrik 2024 (MIA) - Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një auto-bombë jashtë një kafeneje në Mogadishu, kryeqyteti i Somalisë, raportojnë mediat lokale.

Sulmi ndodhi mbrëmë kur para kafenesë ndodheshin një numër i madh personash të cilët po ndiqnin transmetimin televiziv të finales së Kampionatit evropian të futbollit.

Mediat raportojnë se bomba përballë kafenesë ka mundësi të jetë vendosur nga anëtarë të grupit radikal islamik Al-Shabab, i cili është i lidhur me Al-Kaedën dhe përgjegjës për sulme të shumta në Somali. mb/

Foto: X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR