• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Snopçe: Pajtohemi që të ketë takim liderësh, por LSDM të tërheq propozim ligjin e “branitellave”

Snopçe: Pajtohemi që të ketë takim liderësh, por LSDM të tërheq propozim ligjin e “branitellave”

Shkup, 3 dhjetor 2024

Në lidhje me kërkesën e LSDM-së, pajtohemi që të ketë takim liderësh, por fillimisht LSDM duhet të dëshmon sinqerisht se angazhohet për konsenzus politik duke e tërhequr propozimin për branitellat. Një ndër temat kryesore që i përkeqëson raportet ndërnacionlae dhe që i ngrit tensionet ndëretnike është pikërisht ky propozim. LSDM duhet të vepron konform deklaratës publike të nënkryetarit Bytyqi që nuk kanë kundër që në paqet të zgjidhet edhe statusi i ish ushtarëve të UÇK-së. Pra, në një takim liderësh duhet konsenzus edhe për këtë temë, por fillimisht duhet të tërheqin ligjin e propozuar nga vet ato.

Pastaj takimi ndërmjet liderëve poashtu duhet te ofron kinsenzus edhe pë ligjin për përfaqësm të drejtë dhe të barabartë dhe për ligjin për gjuhën shqipe.

Këto tema janë hapur nga gjykata kushtetuese. Ato gjykatës janë zgjedhur nga opozita aktuale dhe prandaj duhet qëndrim të qartë nga LSDM- ja edhe për këto dy tema përpara takimit në fjalë. Opozita duhet qartazi të dëshmon se nuk ushtron ndikim te gjykatësit kushtetues, respektivisht ndaj atyre që vet i ka zgjedhur. Nëse gjykata kushtetuese do vazhdojë që edhe për ligjin për gjuhët të sjell vendim me majorizim sikurse me rastin e balanserit, pra, gjykatësit shqiptar të mbivotohen nga ana e gjykatësve maqedonas, atëherë në takimin ndërmjet liderëve duhet të shqyrtohet edhe mundësia e vendoajes së mekanizmit të badinterit edhe në gjykatën kushtetuese për ti evituar vendimet diskutabile që vetëm hudhin zjar benzinës dhe kanë tendencë për të shkaktuar destabilizim.

Halil Snopçe

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.  

QËNDRONI TË LIDHUR