Paraburgim tetë ditor për një të ri nga Shkupi i cili ka tentuar të djegë një flamur
- – Paraburgim tetë ditor i është caktuar një të riu nga Shkupi, i cili ka tentuar të djegë një flamur, informuan sonte nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 19:21, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) – Paraburgim tetë ditor i është caktuar një të riu nga Shkupi, i cili ka tentuar të djegë një flamur, informuan sonte nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç informoi MPB, shkupjani 20-vjeçar ishte kapur dje rreth orës 23 në rajonin e komunës Qendër.
“Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB – Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër K.K., në moshën 20-vjeçare, për shkak se ka kryer veprën penale sipas nenit 319 nga KP. Mbrëmë në orën 23:10, në rajonin e Qendrës në Shkup, nëpunës të policisë e privuan nga liria K.K., i cili ishte kapur gjatë përpjekjes që me shkrepëse të djegë një flamur”, sqarojnë nga MPB.
Flamuri dhe shkrepësja ishin marrë, ndërsa ai ishte mbajtur në stacionin e policisë. Kundër tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë. Nga gjykatësi i procedurës paraprake i ishte caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s