• e diel, 07 dhjetor 2025

Slot: Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth Diazit, nuk mund të hyj në detaje

Slot: Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth Diazit, nuk mund të hyj në detaje

Liverpul, 27 korrik 2025 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka konfirmuar se sulmuesi Luis Diaz ka lëshuar ndeshjen miqësore kundër Milanit (2:4) për shkak të spekulimeve rreth largimit të tij nga klubi në afatin kalimtar të verës.

Sipas "ESPN", Bajerni i Munihut është i interesuar për kolumbianin 28-vjeçar. Ata kanë ofruar 70 milionë euro për të plus bonuse.

"Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth tij dhe nuk mund të hyj në detaje. Ai po stërvitet shumë mirë me ne, por për momentin vendosëm të mos e vëmë në lojë. Jam mësuar të flas rregullisht me shumicën e lojtarëve të mi. Siç thash, Diaz po stërvitet shumë mirë dhe kemi vendosur se ai nuk do të luajë për momentin. Nuk mund të komentoj më tej për këtë", ka thënë Slot në konferencën për shtyp.

Diazi luan për Liverpulin që nga viti 2022. Në 148 paraqitje, ai ka shënuar 41 gola dhe 23 asiste.

Transfermarkt e vlerëson atë në 70 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me klubin është i vlefshëm deri në verën e vitit 2027.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR