Situata në zonën ruse Belgorod edhe më tutje është e vështirë, thotë guvernatori
- – Situata në zonën ruse Belgorod, e cila kufizohet me Ukrainën, mbetet e vështirë, deklaroi guvernatori, një ditë pasi Moska njoftoi se forcat e saj kanë penguar njësite ukrainase që ta kalojnë kufirin.
- Post By Fitore Curri
- 08:17, 19 mars, 2025

Moskë, 19 mars 2025 (MIA) – Situata në zonën ruse Belgorod, e cila kufizohet me Ukrainën, mbetet e vështirë, deklaroi guvernatori, një ditë pasi Moska njoftoi se forcat e saj kanë penguar njësite ukrainase që ta kalojnë kufirin.
“Situata në rajonin Krasnojarsk mbetet e vështirë”, tha guvernatori i zonës jugperëndimore ruse Belgorod në një video të publikuar në kanalin e tij në “Telegram”.
Ministria ruse e Mbrojtjes, në një kumtesë të publikuar nga agjencitë shtetërore, bëri të ditur se forcat ruse kanë penguar pesë përpjekje ukrainase për kalim të kufirit në pjesën jugperëndimore të zonës Belgorod. fc/
Fotografia: Arkivi