• e shtunë, 24 gusht 2024

Siti njofton kthimin e Gundoganit

Siti njofton kthimin e Gundoganit

Mançester, 23 gusht 2024 (MIA) - Ilkaj Gundogan kthehet në Mançester Siti. Mesfushori ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me "qytetarët" me opsion për vazhdimin edhe për një vit. 

Gjermani kaloi shtatë sezone shumë të suksesshme në "Etihad" përpara se të transferohej në La Liga në qershor të vitit 2023, vetëm 16 ditë pasi ishte kapiten i një skuadre të Sitit që pretendoi një kurorë të trefishtë historike duke mposhtur Interin në finalen e Ligës së kampionëve në Stamboll.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij të parë në ekip, gjermani fitoi pesë tituj të Premier ligës, dy FA kupe, katër Kupa të ligës, dy Komjuniti shild dhe një Ligë të kampionëve, duke bërë 304 paraqitje dhe duke shënuar 60 gola.

Edhe pas një sezoni të plotë te Barcelona, ​​në të cilin luajti 51 herë në të gjitha garat dhe ndihmoi gjigantët katalunas të përfundonin të dytët në La ligë, 33-vjeçari është rikthyer te Siti.

"Shtatë vitet e mia në Mançester Siti ishin një kohë e pastër kënaqësie për mua, si brenda dhe jashtë fushës. U rrita si person dhe lojtar, kam zhvilluar një marrëdhënie të veçantë me tifozët e Sitit dhe kam pasur sukses të jashtëzakonshëm. Ishte një periudhë e jashtëzakonshme e jetës sime. Të kem mundësinë për t'u kthyer këtu do të thotë shumë", ka thënë Gundogan. qa/

Foto: Fejsbuk/Mançester Siti

 

QËNDRONI TË LIDHUR