• e shtunë, 23 nëntor 2024

Siti jep 80-85 milionë euro për Guardiolin, Lajpcigu kërkon 100 milionë plus bonuse

Siti jep 80-85 milionë euro për Guardiolin, Lajpcigu kërkon 100 milionë plus bonuse

Mançester, 17 qershor 2023 (MIA) - Mançester Siti është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Lajpcig Joshko Guardiol.

Gazetari i "Sky Sport Deutschland", Filip Hinze, shkruan se Siti është afër një marrëveshjeje verbale me kroatin.

Mançester Sizi do të përgatisë një ofertë prej rreth 80-85 milionë euro në ditët në vijim. Nga ana tjetër, klubi gjerman kërkon 100 milionë euro dhe bonuse.

Gazetari Florian Pletenberg shton se kroati do të ketë një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në verën e vitit 2024, por Joshko dëshiron të ndryshojë klubin këtë verë.

Joshko Guardiol sezonin e kaluar shënoi 41 paraqitje për Lajpcig në të gjitha garat. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR