• e enjte, 18 korrik 2024

Simone pas humbjes nga Reali: Mbrojtja bëri shumë gabime

Simone pas humbjes nga Reali: Mbrojtja bëri shumë gabime

Riad, 11 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, tregoi se çka mendon për humbjen nga Real Madridi (3:5) në gjysëmfinalen e Superkupës së Spanjës. 

"Ju tregova lojtarëve se kanë luajtuar lojë të shkëlqyer. Ishim afër fitores dhe duhet të mësojmë nga kjo humbje. Kishte shumë momente pozitive në lojën tonë sulmuese. Në mbrojtje kemi bërë shumë gabime. Nëse skuadra mbrohet keq, fajin e ka edhe trajneri", deklaroi Simeone për "Marka",

Në ndeshjen e radhës Atletiko përsëri do të luaj kundër Real Madridit. Ndeshja do të luhet në kuadër të Kupës së Spanjës më 18 janar. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR