• e enjte, 18 korrik 2024

Simeone për fitoren ndaj Realit: E dinim që kundërshtari ka probleme në pozicionet e krahut

Simeone për fitoren ndaj Realit: E dinim që kundërshtari ka probleme në pozicionet e krahut

 Madrid, 25 shtator 2023 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeonei  ka përmbledhur përshtypjet nga ndeshja me Realin nga xhiroja e 6-të në Kampionatin Spanjoll të Futbollit.

 Atletiko fitoi me 3:1 duke i shkaktuar disfatën e parë rivalit të qytetit në sezonin rrjedhës.

"Më vjen mirë që ekipi ka luajtur një ndeshje të mirë. Në 2:0 shumë shpesh u tërhoq[m dhe i dhamë mundësi kundërshtarit të luajë në zonat ku ishte më  rrezik. Real Madridit i mungonte Hoseli në këtë fazë, por megjithatë arritën të reduktojnë. Mund të kishim humbur në pjesën e dytë nëse vazhdonim të luajmë në të njëjtën mënyrë. E dinim që kundërshtari kishte probleme në anët e krahut. U tregova lojtarëve dhe ua thashë të njëjtën gjë si zakonisht, por sot ishin më mirë se ditët e tjera. Për më tepër, turma ishte pas nesh dhe na dhanë shumë mbështetje", deklaroi Simeone për "Marca".

Atletiko është në vendin e pestë me 10 pikë, Reali është i treti me 15 pikë.

Foto: EPA 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR