• e enjte, 18 korrik 2024

Simeone nënshkroi kontratë të re me Atletiko Madridin

Simeone nënshkroi kontratë të re me Atletiko Madridin

Madrid, 10 nëntor 2023 (MIA) - Strategu argjentinas i futbollit, Diego Simeone (53) e vazhdoi kontratën me Atletiko Madridin deri në vitin 2027, kumtoi mbrëmë klubi spanjoll.

"Diego Simeone do të mbetet trajner i klubit deri më 30 qershor 2027. Trajneri argjentinas nënshkroi kontratë të re, me çka vazhdon projektin që filloi me ardhjen e tij në klub, në tetor të vitit 2011", ceket në kumtesën e klubit.

"El Çolo" deri më tani e kryesoi Atletikon në numër rekord të ndehsjeve, 642, dhe me klubin madrilen fitoi tetë trofe, përfshirë edhe dy tituj spanjoll (2014 dhe 2021). Në ligën e kampionëve dy herë e çoi klubin drejt finales, por në të dy radhët mbeti pa trofe.

Atletiko nuk e saktësoi vëerën e kontratës së re, por mediumet spanjolle kumtuan se Simeone është dakorduar për ulje të rrogës e cila tani është rreth 16.5 milionë euro në vit. ab/

Foto: "Х" 

QËNDRONI TË LIDHUR