• e shtunë, 23 nëntor 2024

Simeone mund të mbetet në Atletiko nëse sillen përforcime cilësore

Simeone mund të mbetet në Atletiko nëse sillen përforcime cilësore

Madrid, 14 maj 2023 (MIA) - Atletiko Madrid me gjasë do ta vazhdojë kontratën me trajnerin Diego Simeone.

Sipas “AS”, pas përfundimit të sezonit aktual, drejtuesit e klubit do të mbajnë takim me ekspertin 53-vjeçar të futbollit. Simeone është i gatshëm të qëndrojë në klub, por me kusht që të sillen përforcime cilësore gjatë afatit kalimtar.

Simeone është në krye të Atletiko Madridit që nga viti 2011. Kontrata aktuale mes trajnerit dhe klubit është deri në qershor të vitit 2024.

Atletiko është në vendin e tretë në ligën spanjolle me 69 pikë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR