• e mërkurë, 02 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Simeone: Atletiko luajti një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Realit

Simeone: Atletiko luajti një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Realit

Madrid, 13 mars 2025 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka lavdëruar lojtarët e tij për paraqitjen në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Madridit.

Atletiko pas 90 minutave të rregullta dhe 30 minutave shtesë kishte epërsi me rezultat 1:0, por humbi në penalti (2-4) dhe u eliminua në 1/8-ën e Ligës së kampionëve.

"Mendoj se luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Lufta ishte thjesht e jashtëzakonshme. Jam krenar për lojtarët e mi. Jam i kënaqur që ata luftuan në mënyrë shembullore. Po, nuk arritëm ta mposhtim Realin në Ligën e kampionëve, por ata gjithmonë kanë beteja të vështira kundër nesh. Luajtëm ndeshje të jashtëzakonshme me energji dhe punë ekipore. Kishim një kundërshtar me lojtarë shumë të mirë. Kur eliminohesh, nuk është e lehtë të jesh pozitiv, por lojtarët e mi merituan duartrokitje. Tifozët ishin me ne gjatë gjithë ndeshjes. Kjo ishte një ditë e bukur. Fatkeqësisht nuk arritëm të ecim më tej, por largohem me një ndjenjë qetësie”, ka thënë Simeone pas ndeshjes me rivalin e qytetit.

Real Madridi tanimë është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së kampionëve ku do të luajë kundër Arsenalit. Ndeshja e parë do të luhet në Londër më 8 prill, ndërsa ndeshja kthyese në Madrid më 16 prill.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR