• e enjte, 26 dhjetor 2024

Silvinjo: Shqipëria ka të ardhme të shkëlqyeshme, para gjashtë muajve të gjithë mendonin se do të marrim 3-5 gola për ndeshje

Silvinjo: Shqipëria ka të ardhme të shkëlqyeshme, para gjashtë muajve të gjithë mendonin se do të marrim 3-5 gola për ndeshje

Dyseldorf, 25 qershor 2024 (MIA) - Seleksionuesi i reprezentacionit shqiptar në futboll, Silvinjo sheh të ardhme të ndritshme për këtë reprezentacion i cili mbrëmë humbi minimalisht nga Spanja (0:1) në xhiron e tretë të fazës grupore të KE 2024.

pas kësaj humbjeje, Shqipëria kaloi në vendin e fundit, të katërt në grupin B me 1 pikë dhe epërfundoi Kampionatin evropian.

"më duhet t'i falënderoj të gjithë të prëzgjedhurit e mi për lojën. Nuk ishte e lehtë kundër spanjollëve, por para gjashtë muajve njerëzit mendonin se do të marrim tre, katër apo pesë gola në çdo ndeshje të KE-së, por nuk doli ashtu. Reprezentacioni shqiptar ka të ardhme, kemi shumë lojtarë të rinj. Nuk dëshiroj të emëroj asnjërin konkretisht, por jam i kënaqur me ekipin tonë", deklaroi Silvinjo në ueb-faqen zyrtare të KE 2024.

Turneu në Gjermani ishte kampionati i dytë evropian për Shqipërinë. Ekipi debutoi në kampionatin kontinental në vitin 2016. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR