• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Silva nënshkruan për Fluminensen

Silva nënshkruan për Fluminensen

Rio de Zhaneiro, 4 maj 2024 (MIA) - Futbollisti i Çellsit Tiago Silva do të kthehet në vendlindjen e tij, Fluminense mëson Ge Globo.

Tiago paralajmëroi tashmë se do të largohet nga klubi londinez në fund të sezonit, pas skadimit të kontratës së tij aktuale.

Në këtë mënyrë ai do të përfundojë qëndrimin katërvjeçar si mbrojtës i njohur në "Stemford brixh".

Silva deri më tani ka luajtur 151 ndeshje në fanellën e dy herë kampionit të Evropës. Si anëtar i Çellsit, ai shënoi nëntë gola, ndërsa mbajti në dorë trofeun dedikuar fituesit në Ligën e kampionëve.

Braziliani do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Fluminensen ku luajti në fund të shekullit të 20-të dhe fillimit të shekullit të 21-të. Për ekipin e seniorëve ka marrë pjesë në vitin 2006, ndërsa më parë ka luajtur për RS Futebol, Huventud, Porto dhe Dinamo Moskë.

Në fazën e parë të karrierës ai u përball me shumë vështirësi, ndërsa periudha në Fluminense do të jetë pikënisja për futbollistin që më vonë do të bëhet sinonim i cilësisë në pozicionin e qendërmbrojtësit.

Më pas luajti me shumë sukses për Milanin, Pari Sen Zhermenin dhe tani Çellsin, ku (sipas të gjitha përllogaritjeve) do ta mbyllë qëndrimin e tij të dytë në Evropë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR