• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Siljanovska-Davkova do të drejtohet në Samitin për paqe në Ukrainë, që po mbahet në Burgenshtok, Zvicër

Siljanovska-Davkova do të drejtohet në Samitin për paqe në Ukrainë,  që po mbahet në Burgenshtok, Zvicër

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë fjalimin e saj në Samitin për paqe në Ukrainë, që po mbahet në Burgenshtok, në Liqenin e Lucernit në Zvicër, njoftoi Kabineti i saj.

Me ftesë të presidentes të Konfederatës zvicerane, Viola Amherd, në Burgenshtok, Siljanovska Davkova,  do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë.

Qëllimi i tubimit, ku merr pjesë Siljanovska Davkova, me ftesë të presidentes të Konfederatës zvicerane, Viola Amherd, ka për qëllim të vendosë forum për dialog të nivelit të lartë për mënyrat e arritjes së paqes së përhershme, gjithpërfshirëse dhe të drejtë për Ukrainën në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB-së, të promovojë mirëkuptim të përbashkët për kornizë të mundshme për arritje të këtij qëllimi dhe të definojë udhërrëfyes për atë si të përfshihen të dyja palët në procesin e ardhshëm paqësor.

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin pati një takim me presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda.

Nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës informojnë se në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe, për gjendjen në rajon, integrimet evropiane dhe sfidat e sigurisë globale, si dhe bashkëpunimin e dy vendeve si aleate në NATO.

"Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer të krijuar mbi miqësinë tradicionale dhe u shprehën se të dy vendet ndajnë marrëdhënie të krijuar gjatë tre dekadave të bashkëpunimit, respektit reciprok, besimit dhe mirëkuptimit. U theksua se këtë vit po festojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, që është dëshmi e partneritetit të përhershëm dhe vlerave të përbashkëta", thuhet në komunikatë.

Presidenti e përshëndeti "mbështetjen e qartë të Polonisë në rrugën e gjatë të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së" dhe theksoi "rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të hapur të Polonisë në rrugën e Maqedonisë për integrim evropian".

Në konferencën, që po mbahet me nismë të Ukrainës, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të rreth njëqind vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare. mb/

Foto: Kabineti i Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR