• e premte, 27 dhjetor 2024

Filipçe dhe Siljanovska Davkova biseduan për gjendjen në strukturat e sigurisë dhe eurointegrimet

Filipçe dhe Siljanovska Davkova biseduan për gjendjen në strukturat e sigurisë dhe eurointegrimet

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në takimin e sotëm me prersidenten, Gordana Siljanovska Davkova shprehi shqetësim dhe tregoi se duhet të reagojë për punë të cilat duhet të reagojë për gjëra të cilat janë në ingerenca të saj, siç tha, para së gjithash, "partizimin që po ndodhë në pjesën e strukturave të sigurisë". Biseduan edhe për procesin e eurointegrimeve dhe paralajmëroi se LSDM do ta mbështesë çdo pozitë të përmirësuar që do ta sigurojë Qeveria.

"I tregova për rrezikun. Konsiderojmë se mund të jetë shumë më i madh nëse krijohet fuzion i dy agjencive të sigurisë, nëse vazhdohet me partizimin e këtillë duke pasur parasysh se kanë pasur një përvojë të tillë të keqe në të kaluarën, se një institucion i tillë i madh i sigurisë i partizuar mund të keqpërdoret", deklaroi Filipçe pas takimit të cilin e vlerësoi si të këndshëm, miqësor dhe konstruktiv me qëllim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm konstruktiv.

Filipçe porositi se forma e tillë e dialogut politik të presidentes duhet të shndërrohet në takime të rregullta.

Takimin e kërkoi ai pas mbledhjes së fundit të Komisionit për çështje evropiane ku presidentja pati paraqitje dhe e prezantoi përvojën nga Këshilli nacional për eurointegrime.

I pyetur nëse në takim mori informata për zhbllokim të eurointegrimeve dhe bisedimet e Siljanovskës me presidentin bullgar Rumen Radev përsëriti se LSDM do të mbështesë çdo pozitë të përmirësuar që Qeveria do ta sigurojë në pajtim me premtimet dhe tentimet.

"E informova presidenten se gjatë negociatave kur i zhvillonte LSDM-ja, kemi tentuar ndryshimet kushtetuese të jenë me veprim të shtyrë, megjithatë atëherë ajo ishte pala bullgare, nga kryesia e atëhershme e kryeministrit Petkov, nuk ishte pranuar. Përsëris cili do pozicion i përmirësuar ne do ta mbështesim", tha Filipçe.

Që të japin mbështetje në Kuvend për propozimin për ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë tha se "duhet të marrin vërtetim se kjo është e mundur. 

foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR