• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova-Orban: Si shtet nuk shohim alternativa për integrimin dhe anëtarësimin me të drejtë të plotë në BE

Siljanovska Davkova-Orban: Si shtet nuk shohim alternativa për integrimin dhe anëtarësimin me të drejtë të plotë në BE

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku realizoi takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ku diskutuan për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik dhe për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim, siç njoftoi Kabineti Presidencial, u konstatua se Hungaria mbetet mbështetëse e fuqishme e integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe në këtë kontekst, Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që Hungaria ofron në disa fusha, përfshirë aspiratat evropiane të vendin tonë, si dhe fakti që çështja e zgjerimit është në krye të agjendës së presidencës aktuale hungareze me Bashkimit Evropian.

Në takim presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se si shtet nuk shohim alternativa për integrimin dhe anëtarësimin me të drejtë të plotë në BE dhe shprehu shpresë për proces korrekt të inkuadrimit në BE me të cilën do ta respektojë dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë. sa/

Foto: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR