• e diel, 29 shtator 2024

Siljanovska Davkova për MIA-n: Marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë mund t'i qasemi në mënyrë tjetë

Siljanovska Davkova për MIA-n: Marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë mund t'i qasemi në mënyrë tjetë

Nju-Jork, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në intervistë për MIA-n shprehet se nuk mund të përgjigjej me saktësi nëse mund të realizohej "propozimi francez plus" dhe qëndrimi i Qeverisë që u prezantua para do kohë në Bruksel. Siljanovska Davkova përsërit se nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë për të ndryshuar Kushtetutën dhe thekson se nuk mund të ketë dispozitë të tillë sepse ajo lidhet me komisionet historike dhe bisedimet e tyre. Megjithatë, shprehet ajo, ne mund të qasemi Marrëveshjes në një mënyrë tjetër.

"Nuk kam mund të përgjigjem saktësisht, edhe pse në margjinat realizova takim miqësor me Presidentin e Bullgarisë, z. Radev. Sintagma më e përsëritur nga të gjithë është se ne duhet të respektojmë marrëveshjet, natyrisht që të gjithë ata që e njohin të drejtën ndërkombëtare e dinë se nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe nuk mund të ketë, ajo është e lidhur me komisionet e famshme të historisë dhe bisedimet dhe negociatat e tyre. Sigurisht kjo është ajo që unë e theksoj. Ajo që theksoj nuk është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pyetjes nëse do të ndryshoni Kornizën negociuese dhe nëse jeni të vetëdijshëm se Korniza negociuese nuk mund të ndryshohet, komenti im është se është e rëndësishme se si do të sillemi ndaj Kornizës negociuese, sepse shihni përmes interpretimit nëse biem dakord miqësisht se do të respektojmë kriteret e Kopenhagës, dhe nëse themi Pacta sunt servanda, dhe nënkuptojmë Marrëveshjen e Prespës ku thuhet qartë se çfarë do të thotë Maqedonia për palën e dytë – territorin, që do të thotë popull me historinë dhe gjuhën e vet, e për çfarë bisedojmë në ato komisione të historisë për atë që është pjesë e paktit të cilit i referohet Marrëveshja e Prespës", thekson Siljanovska Davkova. 

Presidenti thekson se historia, kultura, gjuha nuk mund të jenë objekt i bisedës.

"Atëherë ajo që po bëjmë në të vërtetë por përkujtojmë BE-së vlerat dhe parimet themelore të së drejtës kushtetuese të BE-së. Gjithçka që po them unë, identiteti kulturor, identiteti kombëtar, marrëveshjet e bazuara në reciprocitet, mosndërhyrja në punët e brendshme, respektimi i dinjitetit dhe integritetit është pjesë e së drejtës kushtetuese evropiane. Atëherë mund t'i qasemi marrëveshjes në një mënyrë tjetër", bën të ditur Siljanovska Davkova.

 Presidentja Siljanovska Davkova kryeson delegacionin maqedonas në 79. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Pamë një ndarje të plotë të botës, si në Samitin për të ardhmen ku u miratua Pakti për të ardhmen, por edhe në hapjen e AP duke marrë parasysh konfliktet ushtarake në Ukrainë, Gaza, sulmet e fundit nga Izraeli në Liban, etj. Cilat janë vlerësimet tuaja fillestare nga AP-ja dhe si mund të pasqyrohet kjo në periudhën e ardhshme?

"Është shumë herët për vlerësim përfundimtar, por ndarjet e thella midis kombeve brenda Asamblesë së Përgjithshme janë të dukshme, dhe ato pasqyrojnë vetëm ndarjen e vërtetë që ekziston sot në botë. Sot, si Asambleja e Përgjithshme ashtu edhe bota po përballen me katarzë. Ky është momenti ose thirrja e fundit para festimit të 80-vjetorit të OKB-së. Pse po e them këtë? Sepse OKB-ja në 45 vjet është shfaqur si një rojekt themelor paqeje dhe një projekt anti-kolonial, dhe sot po përballemi me luftë. Është ngjashëm edhe me Bashkimin Evropian, i cili si Bashkësi evropiane u krijua si projekt paqeje. Të dyja organizatat duhej të garantonin paqen e përjetshme, paqen e Kantit. Kombet e Bashkuara madje morën Çmimin Nobel për Paqe. Pra, ata nuk e përmbushën qëllimin e tyre kryesor. Ata nuk mund të lejonin as të parën dhe as të dytën, sepse roli i familjes, i të gjitha kombeve, i kombeve të bashkuara, ne popujt, ne kombet nuk duhej të lejonim luftë, ndërsa lufta ndodhi. Pra, OKB-ja duhet të përballet me nevojën për reforma të plota, institucionale, funksionale, respektiviisht në procesin e vendimmarrjes, por mbi të gjitha në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të OKB-së në marrjen e vendimeve kyçe. Më radikalët ose më rigorozët, ndër të cilat jam edhe unë, duhet të them, ne besojmë se ndryshimet dekorative nuk do të zgjasin jetën e OKB-së. 

A mund të fillojë ndonjë reformë e OKB-së në rrethana të tilla dhe duke marrë parasysh zgjedhjet në SHBA më 5 nëntor?

"Nuk besoj se kjo është e mundur në këtë kohë të shkurtër, por më kujtohet fjalimi i z. Guteresh. Ai ishte gjithashtu në favor të reformave të thella, ne kujtojmë fjalimin e Presidentit të AP gjithashtu për reforma serioze dhe disa nga vendet kryesore bënë thirrje për reforma. Por ajo që thelloi ndarjen ishte çështja kryesore – raporti ndaj luftërave. Si OKB-ja, ashtu edhe njerëzimi nuk e di sa herë janë betuar se nuk na ndodh më kurrë dhe gjithmonë e njëjta gjë.

  Cili është pozicioni i vendit tonë si shtet i vogël në të gjithë këtë konstelacion global, të them. A duhet të ndryshojmë politikën tonë të jashtme dhe pozicionet tona për të mbrojtur veten si shtet i vogël?

"Kjo nuk është vetëm pyetja dhe detyrimi ynë. Nëse e keni vënë re, shumica e vendeve anëtarë të OKB-së janë nga shtete të vogla ose vende në zhvillim, por zëri i tyre jo vetëm që nuk dëgjohet nëse nuk janë në anëtarët të papërhershëm të Këshillit të Sigurimit, por gjithashtu nuk është i përfshirë në procesin e vendimmarrjes, edhe pse ata janë shumicë. Kjo është arsyeja pse ne nga shtetet e vogla themi se duhet të zgjerohet kompetenca e Asamblesë së Përgjithshme, se duhet të problematizohet kompetenca dhe struktura e Këshillit të Sigurimit, anëtarët e përhershëm që propozimet e shteteve të mëdha janë për të rritur numrin e anëtarëve të përhershëm dhe për të rritur numrin e atyre me veto. Kjo nuk është zgjidhja. Nëse shtetet e vogla nuk përfshihen në procesin e vendimmarrjes përmes Asamblesë së Përgjithshme, edhe pse unëjam kundër vetos, më duhet të them, pasi kombet janë të bashkuara, të gjithë duhet të jenë të barabartë në procesin e vendimmarrjes që për mua edhe ditë më parë edhe nesër do të them se Këshilli i Sigurimit duhet të jetë një qeveri e koalicionit botëror, e kombeve, e nuk është kështu, por fjala dominuese mbahet nga pesë anëtarët dominues dhe ne e pamë këtë madje edhe dje. E kuptoj rendin e fjalimeve, tradicionalisht fillon me Brazilin, vazhdon me Shtetet e Bashkuara dhe me Turqinë. Të tre përfaqësuesit flisnin për reformën në KB, për gjithëpërfshirjen në proces, por ne të gjithë flasim 15 minuta, e ata flasin sa të duan. Pra, ekziston hipokrizia dhe cinizmi i barazisë në OKB, jo vetëm lufta që ekziston sot më e theksuar me skena biblike midis Rusisë dhe Ukrainës, ose ajo që po ndodh në Gaza, por ne jemi gjithashtu në luftë me natyrën, dhe lufta me natyrën do të thotë të nënshkruash paraprakisht se je gati të bësh vetëvrasje. Për të mos përmendur varfërinë në botë që po thellohet. Dje, dëgjuam shifra tronditëse jo vetëm nga OJQ-të, por edhe nga disa udhëheqës, se në majë të asaj piramide ka gjithnjë e më pak, u fol për dyfishimin e pasurisë së pesë njerëzve më të pasur në botë dhe për varfërimin e tmerrshëm të planetit, ndër të tjera. Për ta lidhur këtu edhe barazinë gjinore. Unë them se është koha që KB-të të bëhen me një grua sekretare të përgjithshme. Kam dëgjuar gjithashtu se kontinenti i Amerikës Latine thotë se e është i neglizhuar plotësisht, Afrika është krejtësisht e neglizhuar. Pra, lindin pyetje kryesore në lidhje me zhvillimin e njerëzimit. Pa zgjidhjen e tyre, nuk do të kemi të ardhme të sigurt. OKB-ja nuk guxon t'i ngjajë ish-Ligës së Kombeve, e cila nuk arriti të zgjidhë problemet kryesore. Kjo është thirrja e fundit. Më pyetët për zgjedhjet në SHBA, pamë se ka pothuajse konsensus për ndryshimet, por vitin e ardhshëm, në Asamblenë e Përgjithshme të radhës, duhet të dalim me parashikime për reforma, megjithëse duke marrë parasysh faktin se të gjithë sillen sipas maksimës “Të fortët bëjnë atë që munden, të dobëtit atë që duhet”, mendoj se duhet ta rishqyrtojmë të gjithë këtë. Nuk arrita të them në fjalimin e djeshëm, sepse koha ishte e kufizuar – bota ka nevojë më shumë për mesazhet e Kantit për paqen e përjetshme, për njeriun si qëllim, për imperativin etik, mesazhet e Uillson Vudro për vetëvendosjen që vlen për të gjithë, sepse dje dëgjuam për drejtësinë selektive që është e dëmshme, jo vetëm për drejtësinë selektive ndaj shteteve dhe brenda vetë OKB-së, theksova rastin tonë, kur u harrua jo vetëm e drejta ndërkombëtare, por edhe e drejta e detyrueshme, kjo nuk duhet të lejohet edhe në shkeljen e të drejtave kombëtare. Më pak të thirremi në Makiavelin dhe Tukidit dhe ju e dini se çfarë dua këtu dhe sot në Nju Jork nuk ka mesazh më të mirë se ai në këngën "Imagjino" nga Xhon Lenon. Gjithçka për çka angazhohemi ne, në fakt është në këngën e Xhon Lenonit.

 

Sot është fjalimi juaj kryesor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Çfarë mesazhi sjellni nga Maqedonia për botën?

"Në fakt do ta zhvilloj më tej, sepse do të kem 15 minuta për të folur në gjuhën maqedonase. Dje folëm për të ardhmen e botës, por tani e dua të ardhmen e botës përmes fjalës maqedonase, përmes të folurit maqedonas. Pra, do t'i zhvilloj tezat themelore – do t'u kujtoj atyre historinë e trishtuar maqedonase në krijimin e së cilës mori pjesë OKB-ja, përmes gjithçkaje që kemi kaluar, do t'u kujtoj atyre vendosmërinë tonë për të respektuar dhe respektojmë gjithmonë të drejtën ndërkombëtare në mënyrë paqësore, përmes dialogut. Do të vë në dukje problemet themelore të njerëzimit, por tani me argumentim më të madh, të paqes, të sigurisë, kemi Këshill të Sigurimit, por kemi ambient por është i pasigurt, kudo po madje edhe këtu në Nju-Jork. Siç vëreni në nevojën për t'u përballur me sfidën e varfërisë, sepse kur njerëzit nuk kanë asgjë për të humbur përveç jetës së tyre të zhveshur, ata janë radikalë. Pra, bota duhet të tregojë aftësinë për dialog social, duhet të tregojë ndjeshmëri për të tjerët, sepse pasuria e më të pasurve nuk është vetëm rezultat i një mendjeje dhe njohurie dhe pune tepër të madhe, por edhe i padrejtësive në logjikën e përfitimit që sot ka prodhuar një shoqëri darviniste, i qëndrimit ndaj të rinjve, i qëndrimit ndaj botës së tretë, i qëndrimit ndaj grave, veçanërisht ndaj qëndrimit ndaj fëmijëve, veçanërisht nevojës për të bërë një pakt me natyrën duke mbrojtur natyrën, ne mbrojmë veten. Natyra nuk duhet të jetë viktimë e logjikës së fitimit, sepse askush nuk ka të drejtë të sulmojë ose dëmtojë detet, oqeanet, natyrën, bimët, ajrin, kafshët sepse kjo nuk është logjike. 

Cili është qëndrimi juaj për propozimin francez plus, respektivisht qëndrimi i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese, i cili u prezantua para do kohë në Bruksel dhe a mund të realizohet? 

"Nuk mund të përgjigjem saktësisht, edhe pse në margjinat realizova takim miqësor me Presidentin e Bullgarisë, z. Radev. Sintagma më e përsëritur nga të gjithë është se ne duhet të respektojmë marrëveshjet, natyrisht që të gjithë ata që e njohin të drejtën ndërkombëtare e dinë se nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe nuk mund të ketë, ajo është e lidhur me komisionet e famshme të historisë dhe bisedimet dhe negociatat e tyre. Sigurisht kjo është ajo që unë e theksoj. Ajo që theksoj nuk është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pyetjes nëse do të ndryshoni Kornizën negociuese dhe nëse jeni të vetëdijshëm se Korniza negociuese nuk mund të ndryshohet, komenti im është se është e rëndësishme se si do të sillemi ndaj Kornizës negociuese, sepse shihni përmes interpretimit nëse biem dakord miqësisht se do të respektojmë kriteret e Kopenhagës, dhe nëse themi Pacta sunt servanda, dhe nënkuptojmë Marrëveshjen e Prespës ku thuhet qartë se çfarë do të thotë Maqedonia për palën e dytë – territorin, që do të thotë popull me historinë dhe gjuhën e vet, e për çfarë bisedojmë në ato komisione të historisë për atë që është pjesë e paktit të cilit i referohet Marrëveshja e Prespës. Pra, historia, kultura, gjuha nuk mund të jenë temë bisede, sepse atëherë ajo që bëjmë është në të vërtetë t'i kujtojmë BE-së vlerat themelore dhe parimet e së drejtës kushtetuese të BE-së. Gjithçka që po them unë, identiteti kulturor, identiteti kombëtar, marrëveshjet e bazuara në reciprocitet, mosndërhyrja në punët e brendshme, respektimi i dinjitetit dhe integritetit është pjesë e së drejtës kushtetuese evropiane. Pastaj mund t'i qasemi marrëveshjes në mënyrë tjetër.

  Kur do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit të Sigurimit?

"Kur po flisja se kush duhet të hyjë në Këshillin e Sigurimit, të tre anëtarët më vunë në dukje se kjo po zvarritet, jo rastësisht e bëra sepse vendimi im ishte pikërisht për të gjetur persona që janë më të kualifikuar për t'iu përgjigjur sfidave dhe imperativave tona më moderne – integrimi i parë evropian, fatkeqësitë e dyta që kërkojnë veprim dhe njohuri klimatike, dhe marrëdhëniet e treta ndëretnike. Dhe kërkova njerëz që nuk janë partiakë, që nuk janë politikë, që kanë ndikim sipas dijenisë. Është shumë e vështirë ta bësh këtë. Është më e lehtë për ju që një ditë të zgjidhni anëtarët, emrat e të cilëve do t'ju jepen nga partit, por ky nuk ishte angazhimi im.

Ditën e parë të vizitës suaj në SHBA, keni qenë në Kishën e Shën Nikollës dhe Xhaminë Fihold në Nju-Xhersi. Keni paralajmëruar formimin e Këshillave rinore dhe të diasporës. 

"Ishte vizita e parë në xhami e një presidenti të komunitetit të madh të Dibrës, pra e një komuniteti shqiptar. Pse diaspora? Diaspora është lajmëtari më i madh maqedonas, lajmëtari më konkurrues maqedonas. Dje, u konfirmua kur vizituam familjen ruse dhe ndikimin e tyre në shoqërinë amerikane. Diaspora është pjesë e pandarë e indit tonë. Ata në diasporë janë njerëzit me të vërtetë të provuar në skenën konkurruese evropiane dhe këtu në këtë rast, skenën amerikane. Ne kemi nevojë për dijen e tyre, ne kemi nevojë për ndikimin e tyre, ne kemi nevojë për ndihmën e tyre, ata kanë nevojë për atdheun e tyre, të cilin siç e shihni ata nuk e harrojnë kurrë. Edhe çështja e marrëdhënieve ndëretnike këtu është zgjidhur në një mënyrë tjetër dhe unë u përpoqa këtu në të njëjtën ditë ta manifestoja atë dhe mendoj se ishte më e njohur dhe e vlerësuar. Pse të rinjtë, e keni të qartë, nuk ka asnjë fjalim në të cilin nuk them se të rinjtë janë të lodhur nga fraza se e ardhmja u takon atyre dhe se ata duhet të angazhohen në procesin e vendimmarrjes sepse atëherë do të interpretojnë në mënyrë më autentike interesat e tyre. Dhe çfarë duhet të bëjmë për të njohur më të mirët midis tyre, ata që janë në SHBA ose Kanada, Australi ose vendet evropiane në mënyrë që të paktën meqël janë larguar të jenë në kontakt me ne gjatë gjithë kohës. Lëvizja për të mësuar gjuhën maqedonase për lidhje të përhershme është e jashtëzakonshme, t'i përfshijmë ata në procesin arsimor, sepse ato do të theksojnë konkurrencën, do të na vendosin në listën e Shangait dhe në të gjitha listat.

 Elizabeta Veljanovska Najdeska

Foto: Kabineti i Presidentes së shtetit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR