• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski dërgoi urim me rastin e Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve

Mickoski dërgoi urim me rastin e Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve

Shkup, 28 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi urim me rastin e Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve.

Në urimin, Mickoski njoftoi se uniteti gjatë dekadave dhe respekti i ndërsjellë janë bazat, mbi të cilat mundet dhe duhet të ndërtohet përparimi.

"Ata janë pjesë e shoqërisë dhe traditës sonë së përbashkët, të ndërtuar ndër vite. Uniteti gjatë dekadave tregon se respekti i ndërsjellë dhe ndërtimi i besimit të ndërsjellë janë bazat mbi të cilat mund dhe duhet të ndërtohet përparimi. Së bashku kalojmë kohë dhe sfida turbulente, por së bashku mund të fitojmë për të sjellë një të ardhme më të mirë. Jam i vetëdijshlm për jetën e vështirë, problemet e shumta të trashëguara dhe për nevojat reale të njerëzve dhe ato janë të përbashkëta për të gjithë qytetarët, por ju bind se të bashkuar dhe me punë të mundimshme, me përkushtim mundemi dhe do të pëballojmë çdo kërkesë. Së bashku të luftojmë për një të ardhme që e meritojnë të gjithë qytetarët. Gëzuar Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve!”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR