• e diel, 29 shtator 2024

Bytyqi: Ligji për praktika të padrejta tregtare i përgatitur nga LSDM-ja është një zgjidhje sistematike që do të mbrojë buxhetin e qytetarëve

Bytyqi: Ligji për praktika të padrejta tregtare i përgatitur nga LSDM-ja është një zgjidhje sistematike që do të mbrojë buxhetin e qytetarëve

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë dhe qytetare,

Sot kemi arsye për të qenë krenarë! Ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili u përgatit nga LSDM dhe u miratua më 13 mars 2024, hyn në fuqi. Ky ligj nuk është një deklaratë e zbrazët, por është një masë konkrete që do të mbrojë buxhetin e qytetarëve dhe do të zvogëlojë abuzimin nga tregtarët dhe furnizuesit. Për herë të parë, kemi krijuar një zgjidhje sistematike me të cilën do t'u japim fund manipulimeve me çmimet. Që nga sot, do të vlejnë rregulla të qarta dhe do të vendoset rend në marrëdhëniet ndërmjet tregtarëve dhe furnizuesve të produkteve ushqimore.

Ligji nuk do t'i prishë zinxhirët e furnizimit dhe nuk do të shkaktojë kaos në treg. Kemi dhënë një përgjigje sistematike për të gjitha manipulimet me të cilat ishin të ngarkuar qytetarët, dhe kështu edhe standardi i tyre jetësor.

Me këtë ligj, rregullohen 26 praktika të padrejta tregtare, me të cilat mbi 2,500 produkte bujqësore dhe ushqimore do të kenë marzh të kufizuar prej 10%. Kjo do të thotë që nuk do të ketë hapësirë për rritje të paarsyeshme të çmimeve dhe krijim të kostove shtesë që ndikojnë drejtpërdrejt buxhetet familjare.

Qytetarët më në fund do të ndjejnë mbrojtje sistematike nga rritja e çmimeve. Përfitimet janë të qarta: produkte më cilësore dhe më të lira në treg, praktika të ndershme biznesi dhe fund i situatës ku konsumatorët janë të detyruar të paguajnë çmime më të larta për shkak të marrëveshjeve të pandershme dhe spekulimeve. Ky ligj, i përgatitur nga LSDM, është në anën e qytetarëve!

Sot, dua të bëj një thirrje të qartë për të gjithë tregtarët dhe furnizuesit: respektojeni Ligjin për praktikat e padrejta tregtare! Respektojeni rregulloren dhe udhëhiquni nga parimet e ndershmërisë dhe transparencës.

Ky ligj është për të mirën e të gjithëve – si për tregtarët, ashtu edhe për prodhuesit dhe qytetarët. U bëj thirrje edhe institucioneve kompetente të marrin një rol proaktiv dhe ta zbatojnë këtë ligj me kontroll maksimal dhe përkushtim. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë atë që dëshirojmë – çmime stabile dhe mbrojtje të sigurisë ekonomike për çdo qytetar.

Në kundërshtim me këtë qasje sistematike, Qeveria aktuale e udhëhequr nga VMRO-DPMNE vazhdon të sjellë masa të përkohshme dhe të pjesshme që nuk japin rezultate.

Kufizimi i marzhës për 73 produkte, të cilin e imponuan, nuk i uli çmimet dhe nuk solli lehtësim për qytetarët. Kjo është dëshmi se ata nuk kanë një plan të mirëfilltë për t'u përballur me sfidat ekonomike.

Ndryshe nga ata, ne me këtë Ligj krijojmë një shportë vjetore të konsumatorëve, e cila përfshin të gjitha produktet bazë, në vend të “shportave sezonale” që nuk mund të zgjidhin problemin e rritjes së paarsyeshme të çmimeve.

LSDM me këtë ligj ofroi një zgjidhje të vërtetë dhe të qëndrueshme për çmime stabile dhe mbrojtjen e standardit të jetesës.

Ky është vetëm një shembull tjetër se si politikat e LSDM-së janë të orientuara drejt interesave të vërteta të qytetarëve, ndryshe nga qeveria që improvizon dhe krijon hapësirë për tronditje të reja të çmimeve në çdo sezon të ardhshëm.

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR