• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shukova: Me pjesëmarrje në Programin LIFE realizuam qasje deri në mekanizma të reja financiare

Shukova: Me pjesëmarrje në Programin LIFE realizuam qasje deri në mekanizma të reja financiare

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova sot në Bruksel ka realizuar takim dyplalësh me komisarin evropian për mjedisin jetësor, oqeane dhe peshkim Virxhinius Sinkeviçius, në të cilën është nënshkruar Marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në Programin e Unionit "Jetë" (LIFE) për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe aktiviteteve klimatike.

Siç kumtuan nga MMJPH, programi LIFE është instrument për financimin e Bashkimit Evropian në aksion për mjedisin jetësor dhe klimën, e cila ka për qëllim të kontribuojë në implementimin, azhurnimin dhe zhvollimin e politikaës dhe legjislacionit të BE-së për mjedisin jetësor dhe klimën përmes bashkëfinancimit të projekteve me vlerë të shtuar evropiane. Ajo mbështet projekte nga fusha natyrë dhe biodiversitet, ekonomi rrethore dhe cilësi të jetesës, zbutje dhe adaptim të ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit ndaj energjisë së pastër

Me nënshkrimin e Marrëveshjes për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë Program, siç ka thënë ministrja Shukova në takim, për herë të parë do të sigurohet qasje deri në këto mekanizma financiare të BE-së, me çka do të hapen mundësi të reja për aplikim për projekte dhe do të mundësohet përfshirje më të mirë shoqërore në zbatimin e politikave evropiane për menaxhim me sfidat globale dhe implementimijn e qëllimeve të përbashkëta për mjedis jetësor më të shëndetshëm dhe më pak të ndotur, natyrë më mirë të mbrojtur dhe biodiversitet  dhe një e ardhme e dekarbonizuar.

Sipas saj, një nga sfidat kryesore në periudhën e ardhshme do të jetë efikasiteti energjetik dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, pasi parashikohet që deri në vitin 2025, pjesa e burimeve të ripërtëritshme të energjisë elektrike të jetë 46 për qind. Masat e përshkruara si kyçe për tranzicionin e gjelbër përfshijnë: hapjen e një platforme për të përfshirë të gjithë aktorët në zhvillimin e ekonomisë rrethore; përmirësimi i bashkërendimit ndërmjet kompanive dhe autoriteteve qendrore dhe forcimi i bashkëpunimit ndërsektorial për aktivitetet për masat e mëtejshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit; dhe përmirësimin e sistemit të trajtimit të ujërave të zeza duke rritur numrin e impianteve të filtrimit

Për pjesëmarrje në Programin, Qeveria përmes MMJPH-së do të sigurojë kontribut adekuat financiar në vlerë të përgjithshme prej 1 327 990 eurove, të shpërndara në pesë vite, nga viti 2023 deri në vitin 2027, theksohet në kumtesën e MMJPH. mb/

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR