Shtrenjtohen karburantet prej 1,5 deri në dy denarë për një litër
- – Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 deri dy denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,46 për qind.
- Post By Fitore Curri
- 13:49, 20 janar, 2026
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) – Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 deri dy denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,46 për qind.
Në përputhje me vendimin e KRRE-së, çmimet me pakicë të benzinave "eurosuper BS-95" dhe "eurosuper BS-98" dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i "eurodizel" (D-E V) rritet për dy denarë për litër. Kështu, çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 72 denarë për litër, Eurosuper BS - 98 do të shitet për 74, EURODIZEL BS (D-E V) për 66,5, dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim në amvisëri (EL-1) për 66 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,854 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 32,987 denarë.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht me 4,109 për qind për benzinën, 5,194 për qind për naftën, 4,462 për qind për naftën ekstra të lehtë dhe 3,846 për qind për naftën e mazutit. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit, me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,2303 për qind. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s