Nesër mot i vranët me reshje të herëpashershme lokale të borës
- Moti nesër do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të borës. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore dhe trashësia e mbulesës së dëborës në male dhe në disa nga vendet më të larta pritet të rritet në 25 cm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -8 deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 0 deri në 6 gradë.
- Post By Melahat Baftija
- 17:48, 20 janar, 2026
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Moti nesër do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të borës. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore dhe trashësia e mbulesës së dëborës në male dhe në disa nga vendet më të larta pritet të rritet në 25 cm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -8 deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 0 deri në 6 gradë.
Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme të borës me intensitet më të ulët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në -6, ndërsa maksimale do të arrijë 2 gradë.
Në ditët në vijim do të pasojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe rritje të temperaturave. Deri të shtunën do të mbajë moti kryesisht stabil, ndërsa në disa lugina do të shfaqet mjegull. Nga e shtuna drejt fundit të ditës priten përsëri reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta borë. mb/