• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtrenjtohen derivatet, dizeli me çmimin e vjetër

Shtrenjtohen derivatet, dizeli me çmimin e vjetër

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) sot ka vendosur që nga mesnata të rritet çmimi i derivateve. I pandryshuar mbetet vetëm çmimi i naftës.

Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 rriten për gjysmë denarë, ndërsa për një denarë e gjysmë rritet vaji ekstra i lehtë për amvisëri.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 76 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 78 denarë për litër. Dizeli këtë javë do të jetë me çmimin e vjetër prej 70.5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga mesnata do të shitet për 69.5 denarë për litër, ndërsa Mazuti me çmim prej 43,844 denarë për kilogramë.

Rritja e re e çmimeve të derivateve, sipas KRRE-së, vjen si pasojë e rritjes së çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në lidhje me llogaritjen e mëhershme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR