• e martë, 24 dhjetor 2024

Shtatmadhoria e Ukrainës: Kemi shkatërruar anijen "Ciklon" në Krime

Shtatmadhoria e Ukrainës: Kemi shkatërruar anijen

Kiev, 21 maj 2024 (MIA) - Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrianës konfirmoi se në sulmin ndaj Gjirit të Sevastopollit, ku ndodhen disa anije të flotës ruse të Detit të Zi, është goditur dhe shkatërruar anija ruse "Ciklon".

"Natën e 19 majit, forcat e mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur anijen ruse 'Ciklon' në Sevastopoll", kumtoi Shtatmadhoria.

Sulmi është kryer me dronë.

Rusia në mënyrë joligjore ka anektuar Krimenë në vitin 2014. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR