• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtatë persona arrestohen për rastin e "pastrimit" të 1.8 miliardë dollarëve në Hong Kong

Shtatë persona arrestohen për rastin e

 Hong Kong, 16 shkurt 2024 (MIA) - Nëpunësit doganorë në Hong Kong kanë arrestuar shtatë persona lidhur me pastrimin e 1.8 miliardë dollarëve, që është rasti më i madh i pastrimit të parave në Hong Kong, raporton Çajna dejli.

Siç theksohet, sipas zyrtarëve, shtatë banorë vendas, të moshës mes 23 deri në 74 vjeç, kanë qenëë pjesë e një grupi të madh transnacional që përdorte kompani të rreme dhe llogari bankare për transferimin e shumave të mëdha parash nga jashtë në Hong Kong nën maskën e kryerjes së tregtisë ndërkombëtare. 

 Byroja Doganore për Hetime Financiare bëri të ditur se ekziston dyshim se disa nga paratë e "pastruara" janë të lidhura me një rast mashtrimi me aplikacione celulare në Indi, por nuk specifikoi se për cilin aplikacion bëhet fjalë.

Autoritetet besojnë se grupi merrte remitanca nga India në emër të eksportit të pajisjeve elektronike, diamanteve, gurëve të çmuar dhe metaleve të çmuara. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR