• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Abstenimi i SHBA-së për Rezolutën për armëpushim në Gazë nuk është ndryshim i politikës

Shtëpia e Bardhë: Abstenimi i SHBA-së për Rezolutën për armëpushim në Gazë nuk është ndryshim i politikës

Uashington, 25 mars 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi sot deklaroi se abstenimi amerikan gjatë votimit për rezolutën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushim në Gazë nuk do të thotë ndryshim të politikës amerikane.

SHBA-ja ka vendosur të abstinojë nga rezoluta, me të cilën bëhet thirrje për armëpushim në Gazë, ndërsa Kirbi tha se vendi ka qenë i qartë dhe konsistent në përkrahjen për armëpushim, si pjesë e marrëveshjes për pengjët.

Këshilli i Sigurimit i KB-së sot e miratoi atë rezolutë.

"Nuk ka shkak të shihet si ndonjë eskalim. Shkaku për abstenim është se teksti i rezolutës nuk e dënon Hamasin", tha Kirbi.

Kirbi tha se SHBA-ja "pret të bisedojë me delegacionin izraelit më vonë këtë javë" për shqyrtimin e alternativave për ofensivën e madhe tokësore në Rafah. Por, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, menjëherë pas votimit e bëri atë që e paralajmëroi dhe e anuloi vizitën e delegacionit në Uashington, për shkak të abstenimit të SHBA-së. bsh/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR