• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpenzimet për nevojat themelore të një familjeje katëranëtarëshe, sipas përllogaritjes së re, kushtojnë 56.522 denarë

Shpenzimet për nevojat themelore të një familjeje katëranëtarëshe, sipas përllogaritjes së re, kushtojnë 56.522 denarë

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Lidhja e sindikatave të Maqedonisë e prezantoi metodologjinë e re të shportës minimale sindikaliste, e cila do të paraqesë bazë sipas së cilës sindikatat prej vitit 2024 do të angazhohen për rritje të rrogave të punëtorëve.

Sipas përllogaritjes së profesorëve dhe ish-ministrave të financave të cilët e përpunuan shportën e re minimale sindikaliste, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski, për nevojat themelore të një familjeje të prëbërë nga prindërit dhe dy fëmijë, të cilët janë nxënës, nevojiten 56.522 denarë.

Struktura e shportës, e cila nuk ka ndryshuar që prej vitit 2011, tani ka katër zëra të rinj apo gjithsej 11.

Në prezantim u cek se më vështirë e kanë familjet të cilat paguajnë qira, sepse shporta e tyre sindikaliste është më e shtrenjtë 21.324 denarë për shkak të shpenzimeve për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov e theksoi rëndësinë e shportës minimale sindikaliste, për të ciln tha, se vendosja e saj në vitin 2011 ishte bazë për sjelljen e ligjit të ri për rrogën minimale. Shporta minimale sindikaliste, thotë Trendafillov, para disa viteve ishte argument kryesor për rritjen e rrogës minimale për 2806 denatë, më vonë për 2175 denarë, si dhe sipas përllogaritjeve të bëra për 2.500 denarë në mars të vitit të ardhshëm.

"Në periudhën e kaluar kemi dëgjuar kritika rreth përllogaritjes së shportës sindikaliste, prandaj vendosëm të angazhojmë sjpertë të shquar në fushën e tyre, ish-ministra të financave, të cilët do të japin kontribut të konsiderueshëm për mënyrën në të cilët ne do ta krijojmë metodologjinë e re për shportën minimale sindikaliste dhe e cila do t'i prezantojë nevojat themelore të një amvisërie katëranëtarëshe", theksoi Trendafillov.

Ministrja e Punës dhe Politkës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila ishte e pranishme në prezantim, theksoi se është e kënaqur që në mandatin e saj janë bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, duke e cekur të dielën ditë jopune, Propozim ligjin e ti për marrëdh[nie të punës, marrëvehsjen e re kolektive, si dhe Ligjin për rrogën minimale. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR