• e enjte, 03 tetor 2024

Shpallen konkurset për ndarjen e bursave për nxënës, aplikimi elektronik zgjat deri më 15 tetor

Shpallen konkurset për ndarjen e  bursave për nxënës, aplikimi elektronik zgjat deri më 15 tetor

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton  se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2024-2025 dhe  gjenden në linkun. Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024. 

Siç theksojnë nga MASH, Bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash ndërsa kushtet për të drejtën e shfrytëzimit të bursës si dhe dokumentet e nevojshme, janë të shenuara në secilin prej konkurseve. 

"MASH-i ofron mbështetje për aplikantët përmes Sektorit  për standardin e nxënësve dhe studentëve. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit e këtij sektori, janë të shenuar  në linkun. Gjithashtu, për pyetje shtesë, aktive është adresa elektronike ucenicki.stipendii@mon.gov.mk ," theksohet në kumtesën nga Minsitria.  ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR