• e martë, 24 dhjetor 2024

Markovski për MIA-n: Duhet të bëhet analizë serioze e elementeve kosntruktive të ndërtesës në Çair

Markovski për MIA-n: Duhet të bëhet analizë serioze e elementeve kosntruktive të ndërtesës në Çair

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Pas zjarrit në ndërtesën në rrugën "Serava" në lagjen e Shkupit Çair, i cili zgjati mbi 30 orë, duhet të bëhet kontrolli i elementeve konstruktive të ndërtesës para se të kthehen banorët, këshillojnë ekspertët.

Dekani i Fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup, profesori Goran Markovski në deklaratë për MIA-n thotë se në raste të tilla është e domosdoshme analiza serioze e elementeve konstruktive të ndërtesës.

"Absolutisht duhet të kontrollohet statistika sepse bëhet fjalë për zjarr serioz i cili zgjati tejet shumë. Duhet të bëhet analizë serioze e elementeve konstruktive të ndërtesës dhe të konstatohet cilësia e betonit dhe e pjesëve të armaturës", theksoi Markovski.

Zjarri, sipas Qendrës për menaxhim me kriza, u shua sot në mëngjes rreth orës 09:30. Në shuarjen e tij ishin prëfshirë 20 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse, ndërsa dje në orët e pasdites ishte përfshirë edhe një automjet i posaçëm i Armatës.

Shuarja e zjarrit ishte vështirësuar për shkak të tymit tëd endur dhe temperaturës së lartë në hapësirat e bodrumit ku ishte deponuar sasi e madhe e materialeve ndezëse.

Banorët e ndërtesës u evakuuan, ndërsa ndihmë mjekësore kërkuan rreth 43 persona, disa prej të cilëve fëmijë.

Disa nga mediumet kumtuan se hapësirat e djegura janë shfrytëzuar si depo nga ana e ndërmarrjes ku ka pasur sasi të madhe të prodhimeve nga plastika. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR