• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bozhinovska: Lidershipi nuk është për pozitë, por për përgjegjësi dhe rezultate

Bozhinovska: Lidershipi nuk është për pozitë, por për përgjegjësi dhe rezultate

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Gratë si lidere në shoqëri mbajnë ndryshime pozitive edhe krahas të gjitha sfidave me të cilat përballen si pagë të pabarabartë, qasje të kufizuar te pozitat udhëheqëse dhe barrierat sistematike. Por, edhe krahas këtyre sfidave, ne vazhdojmë me arritje, t'i zhvendosim kufijtë dhe ta kërkojmë vendin tonë të vërtetë në të ardhmen që edhe ne e formojmë, tha ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska në Forumin ekonomik të grave-Ballkani 2024.

Ministrja theksoi se shifrat ende tregojnë se gratë nuk janë mjaft të përfaqësuara në pozita kyçe, vendimmarrëse, pozita me përgjegjësi dhe me kompetencë të lartë, ndërsa pjesëmarrja në fuqinë punëtore mbetet pas mesatares evropiane. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrja e fuqisë punëtore të grave është një nga më të ulëtat në Evropë. Bozhinovska ndau edhe përvojën e udhëtimit të saj në karrierën profesionale jashtë Maqedonisë, në të cilën ka pasur barriera me të cilat përballen shumica - barriera të dyshimit, paragjykimet gjinore dhe rezistenca ndaj ndryshimeve.

"Kur u bëra ministre e Energjetikës, kuptova shpejt se ky sektor - si shumë të tjerë - ishte një sektor ku gratë nuk ishin të përfaqësuara. Por secila prej këtyre sfidave vetëm më nxiti vendosmërinë time. E dija që udhëheqja nuk është të kesh një titull, por të ndërmarrësh veprime. Mësova se lidershipi nuk ka të bëjë me pozitën, por me përgjegjësinë dhe rezultatet, dhe si gra, ne duhet të shtyjmë vazhdimisht për ndryshim, jo ​​vetëm për veten tonë, por për çdo grua që shikon nga ne dhe shpreson për një të ardhme më të mirë. Nuk do të presim të ndodhë ndryshimi, ne do të jemi ndryshimi", theksoi ministrja.

Në Forumin i cili mbahet në Shkup, gratë e suksesshme dhe frymëzuese nga politika, biznesi dhe bashkësia akademike dërguan mesazhe të fuqishme për vlerën e grave të motivohen dhe të mbështesin njëra-tjetrën.

Morën pjesë 300 drejtues biznesi, sipërmarrës, aktivistë, studiues dhe akademikë nga Portugalia, India, Egjipti, Turqia, Kroacia, Sllovenia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ngjarja është pjesë e ekskluzivitetit global të Forumit Ekonomik të Grave (WEF) dhe misionit global G100 Milion. sa/

Foto: Ministria e Energjetikës

QËNDRONI TË LIDHUR