• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shorti për Ligën e Evropës: Milani shmangu Leverkusenin, Roma përball Brajtonit

Shorti për Ligën e Evropës: Milani shmangu Leverkusenin, Roma përball Brajtonit

Nion, 23 shkurt 2024 (MIA) - Në hapësirat e UEFA-s në Nion është hedhur shorti për fazën e 1/8-të të Ligës së Evropës.

Në dukje, ndoshta më atraktive janë ndeshjet mes Romës dhe Brajtonit dhe Freiburgut dhe Uest Hemit.

Rivalët e përjetshëm të Pragës, Sparta dhe Sllavia nuk patën fat kur për kundërshtarë dolën të jenë Liverpuli dhe Milani, që praktikisht në momentin e fundit shmangën “dyluftim” me Bajer Leverkusenin.

Raundi i 1/8-ve është caktuar për datat 7 dhe 14 mars, ndërsa këto janë përballjet:

Sparta Pragë (Çeki) – Liverpul (Angli)
Olimpik Marsej (Francë) – Vilareal (Spanjë)
Roma (Itali) – Brajton (Angli)
Benfika (Portugali) – Renxhers (Skoci)

Freiburg (Gjermani) – Uest Hem (Angli)
Sporting Lisbonë (Portugali) – Atalanta (Itali)
Milan (Itali) – Sllavia Pragë (Çeki)
Karabag (Azerbajxhan) – Bajer Leverkusen (Gjermani).

Foto: Tuiter/UEFA

QËNDRONI TË LIDHUR