• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shorti në Ligën e Evropës, Feenordi kundër Romës, Milani përballë Renit

Shorti në Ligën e Evropës, Feenordi kundër Romës, Milani përballë Renit

Nion, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Federata evropiane e futbollit (UEFA), pasdite me short në selinë në Nion, i ka përcaktuar dyshet në plejof për kualifikim në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.

Dyshet janë:

Feenord - Roma
Milan - Ren
Lens-Frajburg
Jang Bojs - Sporting Lisbonë
Benfika-Tulluz
Braga - Karabah
Gallatasaraj - Sparta Praga
Shahtjor - Olimpik Marsejë

Ndeshjet e para janë në program më 15 shkurt, ndërsa ato kthyese një javë më vonë.

Fituesit e grupeve kualfikohen drejtpërdrejt në 1/8 e finales. Ato janë Atalanta, Brajton, Baer Leverkuzen, Liverpul, Glazgou Renxhers, Sllavia Praga, Viljareal dhe Uest Hem.

Finalja luhet më 22 maj në Dublin. bsh/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR